Interpelancë me biznesin e vogël, ministri Ahmetaj: Urdhër i prerë, nuk ka gjoba për deklarimet e gabuara

0
596

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj në një interpelancë me biznesin e vogël deklaroi se qeveria “Rama” hoqi taksat për biznesin e vogël.

Teksa qëndroi në këtë linjë, Ahmetaj tha se sipërmarrja e vogël nuk shihet nga qeveria si burim të ardhurash, por sipas tij fokusi është tek biznesi i madh. Mes të tjerash Ahmetaj përsëriti edhe njëherë qëndrimin e ministrisë së Financave se nuk do të ketë gjoba për bizneset që bëjnë deklarimin gabim.

“Do diskutojmë çështje të biznesit të vogël, problematika në terren. Thelbësore është vazhdimësia e lehtësimit të biznesit të vogël. Këtu dua të bëj të ditur që qeveria Rama hoqi taksën e biznesit të vogël dhe aplikuam interesin 0, deri në 5 mln. Kjo është pjesë e paketës së solidaritetit. Sipërmarrja e vogël nuk shihet nga qeveria Rama si burim të ardhurash, por burim punësimi. Fituan nga kjo ulje takse, ulja nga 10 5 në 7.5%, ku kanë përfituar 75 mijë biznese. Kush fiton më shumë duhet të paguajë më shumë. Ne rritëm taksën nga 10 % në 15%. Po ta mendon në numër të bizneseve, pak më shumë se 75 % e sipërmarrjeve shqiptare pësuan ulje drastike ulje taksash. Këtu thuhet ajo ‘bolori politike’ që i them unë. Gjithë ajo që duam të bëjmë sëbashku ka të bëjë me fokus biznesin e madh. Asnjë gjobë për deklarimin e gabuar, pasi mund të ketë edhe deklarim të gabuar. Ministri e ka ngritur urdhër këtë”, -tha Ahmetaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here