Prodhuesit Shqiptarë: Të shtyhet për në 1 shtator, aplikimi i tarifës në Rrugën e Kombit

0
681

Shtyrja e afatit të implementimit të tarifës së rrugës së Kombit deri më 1 shtator, është një nga tre kërkesat e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë në një shkresë zyrtare për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

“1. Kërkojmë shtyrjen e afatit të implementimit të tarifës më datë 1 shtator 2018;

2. Kërkojmë të ketë një rishikim në ulje të tarifës për kamionet, duke u bazuar në bileta ditore në tarifën 16 euro, vajtje-ardhje, 24 orë;

3.Të jemi pjesë e vazhdueshme e tryezave negociuese mbi çështjen e tarifës së koncesionarit për segmenti rrugor Milot-Morinë, deri në përfundim të kënaqshëm për të dyja palët”.

Këto propozime vijnë nga Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë pas takimit të parë mes grupit negociues përfaqësuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, njofton scan.tv.

“Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë në mënyrë të vazhdueshme ka zhvilluar tryeza teknike në lidhje me problematikat e krijuara nga aplikimi i tarifës së koncesionarit për segmentin rrugor Milot-Morinë, me grupet e interesit që përfaqësojnë një grup kategorish të produkteve shqiptare. Këto shoqëri kanë shprehur dhe kanë analizuar problemet dhe kostot që shkaktohet nga kjo tarifë për eksportuesit, si dhe ndikimin që do të ketë me konkurrueshmërinë e produkteve me vendet e rajonit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here