Skuadra e zemrës mbeti jashtë botërorit, por për cilët do të bëjë tifo Presidenti Meta

0
611

Botërori 2018 do të nisë më 14 qershor, dhe pak a shumë të gjithë presin me kërshëri të shohin se cila do të jetë skuadra që do të marrë kupën. Disa skuadra të rëndësishme, të cilat kanë fituar zemrat e jo pak shqiptarëve, këtë sezon kanë mbetur jashtë botërorit.

Një prej këtyre skuadrave është edhe ajo holandeze, e cila është skuadra e zemrës e Presidentit Ilir Meta.

Por duke qenë s’e Holanda nuk do të jetë pjesë e këtij Botërori pasi nuk u kualifikua, atëherë Presidenti Meta ka zgjedhur të jetë tifoz i kombëtares zvicerane.

Kjo për faktin, se edhe në kombëtaren zvicerane luajnë shqiptarë, dhe komuniteti shqiptar është integruar më së miri në shoqërinë zvicerane. Por dhe nga akademitë sportive zvicerane, Shqipërisë i vijnë dhjetëra talente që japin kontributin e tyre në kombëtaren tonë të Shqipërisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here