Trafik droge me avion drejt Italisë, Policia shqiptare: Ja e vërteta e operacionit

0
624

Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me operacionin antidrogë që u zhvillua sot në Itali, ku u lëshuan urdhër-arreste për 7 shqiptarë.

Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për një operacion të vitit 2015, i koduar “Free-Flight”, operacion ky i zhvilluar ne bashkëpunim me Policinë shqiptare. Ndërkohë, sot mediat italiane raportojnë se autoritetet vendase atje kanë lëshuar 7 urdhra arresti ndaj personave nën hetim që kanë përdorur siç është dokumentuar në hetim një aeroplan të vogël për të sjellë drogën nga brigjet shqiptare.

NJOFTIMI I POLICISË
Lidhur me lajmin per operacionin antidroge ne Itali, rezulton se eshte procedim i disa viteve me pare dhe po zbatohen flete arrestet e Prokurorit të DDA së Bolonjës pas apelimit që kishin bërë 7 prej personave të akuzuar në 2015.
Operacioni eshte i vitit 2015 i koduar “Free-Flight”, operacion ky i zhvilluar ne bashkepunim me Policine shqiptare

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here