Friday, May 17, 2024
Home Politikë Akuzat e PD, Ministria e Shëndetësisë: Databaza e shëndetit, standart ndërkombëtar

Akuzat e PD, Ministria e Shëndetësisë: Databaza e shëndetit, standart ndërkombëtar

0
612

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale  ka reaguar ndaj akuzave të PD-së lidhur me urdhrin për marrjen e të dhënave personale të pacientëve.

Në një deklaratë për mediat, Ministria thotë se kërkesa për plotësimin e të dhënave nga strukturat shëndetësore për përfituesit e shërbimeve shëndetësore, ka si qëllim vendosjen e një standarti të ri, që rrit transparencën dhe llogaridhënien, me synim përmirësimin e cilësisë së shërbimit për qytetarët.

Përkundër spekulimit politik të radhës të opozitës, thekson Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,  ky proçes nuk ka asnje qëllim tjetër, veç plotësimit të databazës ekzistuese të të dhënave shëndetësore për pacientët, një standart ndërkombëtar për çdo sistem shëndetësor.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i sjell në vëmendje opozitës, në rastin më të mirë, të paditur, se me reformën e deregulimit që ka ndërmarrë qeveria, karta e identitetit ka zëvendësuar kartën e shëndetit ndaj përmes NID identifikohet qytetari për kategorinë shëndetësore që i përket dhe shërbimet që përfiton në të gjithë sistemin tonë shëndetësor.Programi i shëndetësisë elektronike është një proçes që nuk do të ndalet pasi rrit transparencën, shmang abuzimet dhe lehtëson qytetarët nga burokracitë në marrjen e shërbimeve në kohë dhe me cilësi” thuhet më tej në deklaratë.

Përdorimi i të dhënave personale mbrohet me ligj dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale garanton mbrojtjen e këtyre të dhënave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here