Gabimi qe çoi ne pranga Arber Çekajn…

0
653

Gjurmimi i telefonave të të afërmve të Arbër Çekajt, identifikoi vendodhjen e të kërkuarit dhe çoi policinë gjermane në vendin ku strehohej 42-vjeçari me origjinë nga Tropoja.

Burime të Njësisë së Task- Forcës në Policinë e Shtetit thanë për “Klan” se Çekaj fliste shpesh me bashkëshorten e tij gjermane, duke përdorur numra të ndryshëm telefoni.

Celulari i saj është mbajtur vazhdimisht nën përgjim dhe prej thirrjeve që ajo merrte nga Çekaj janë zbuluar të gjitha lëvizjet e tij, derisa ai u kap në Duseldorf.

Çekaj kishte lëvizur gjatë kësaj kohe edhe në Holandë.

Pasi u mor informacioni i besueshëm dhe u konfirmua, gjermanët komunikuan me homologët e tyre shqiptarë.

Burime thanë se në gjurmët e pronarit te “Arbi Garden”, të shpallur në kërkim për 613 kilogramët e kokainës të kapur në Durres, u ra 20 ditë më parë.

Në Gjermani dhe Holandë, Çekaj besohet se kishte qëndruar duke përdorur emrin e bashkëshortes së tij Arbër Jansen, por edhe me emrin Fasli Çekaj.

Për të ndihmuar hetuesit gjermanë në arrestimin e 42 vjeçarit, në Gjermani pak javë më parë kishin mbërritur edhe disa hetues të zyrës së Task- Forcës. Tashmë pritet që pas një procesi të shpejtë gjyqësor Çekaj të ekstradohet në Shqipëri.

Çështja po shqyrtohet nga Krimet e Rënda, pasi besohet se pas Çekajt fshihen edhe persona të tjerë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here