Meta takon arbëreshët: Përkujdesja e tyre për të ruajtur gjuhën frymëzon çdo shqiptar

0
676

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është takuar me tre gjenerata arbëreshe, ndërsa ka vlerësuar përkujdesjeje e tyre për të ruajtur e përcjellë brez pas brezi, gjuhën shqipe frymëzon çdo shqiptar. Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Ilir Meta uron një të diele të mbarë.

 

 

“Mbreslënës takimi i ngrohtë e vëllazëror me tre gjenerata arbëreshe. Përkujdesja e tyre për të ruajtur e përcjellë brez pas brezi, gjuhën e mrekullueshme shqipe, ritet, kulturën e traditat tona të spikatura dhe në veçanti për të lartësuar figurën e Skënderbeut, frymëzon çdo shqiptar. Mirënjohje për punën e palodhur të shoqatës “Vorea” me qendër në Frascineto, që promovon vlerat tonat kombëtare e punon prej vitesh për ripërtëritjen dhe fuqizimin e marrëdhënieve të arbëreshëve të Italisë me Shqipërinë. 🇦🇱 Ju uroj një të dielë të mbarë miq!”- shkruan Meta.
31530927_1749513288428270_4312300538466140160_n
31949296_1749513165094949_780700607735398400_n

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here