Mblidhet grupi i PS, zbulohen porositë që iu dha Rama ministrave të tij

0
549

 

Zbulohen porositë që kryeministri Edi Rama u ka dhënë ministrave të tij. Kështu në mbledhjen e grupit dhe Kryesisë së Partisë Socialiste, që mbahet çdo të hënë, kreu i qeverisë, njëherësh edhe i kësaj partie i ka deleguar një sërë detyrash kabinetit të tij qeveritar. Burime nga PS për gazetaren Marsela Karapanco thanë për ‘BalkanWeb’ se në të dyja mbledhjet, atë me ministrat dhe në Kryesinë e Grupit, fokusi ishte formati i procesit të llogaridhënies, ku më së shumti vëmendja do të përqendrohet në Tiranë.

Po ashtu Rama porositi ministrat që të shpërndahen nepër të gjitha qarqet, jo vetëm tek ata ku janë drejtues politikë por edhe në rrethe të tjera, ku në fokus të jetë zëri i qytetarëve dhe ankesat e tyre.

Kujtojmë se ky projekt për llogaridhënie nisi nga Tirana, e më pas u shtri në disa qytete, ku në mbledhje janë të pranishëm këshilltarë, kryetarë bashkish, drejtues rajonale te institucioneve, deputetë dhe ministra. Ndërkohë, sot Rama do ta ndalet në stacionin e radhës të llogaridhënies në Lezhë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here