Sunday, May 5, 2024
Home Aktualitet Presidenti Meta mbledh KLD, pritet shkarkimi i 4 gjyqtarëve

Presidenti Meta mbledh KLD, pritet shkarkimi i 4 gjyqtarëve

0
606

Këshilli i Lartë i Drejtësisë është mbledhur sot nën drejtimin e presidentit Ilir Meta. Në axhendën e ditës janë 15 pika për shqyrtim, por sipkasin 5 më kryesore që lidhen me masa ndëshkimore për gjyqtarët,  4 shkarkime dhe 1 paralajmërim.

Gazetarja e Ora News Keti Banushi informon se në shqyrtim do të merren edhe dy kërkesa  që kanë bërë me vullnet dy gjyqtare një e Gjykatës së Tiranës dhe një e Gjykatës së Durrësit për tu larguar nga detyra.

Në masat disiplinore të shkarkimit nga detyra që janë kërkuar nga ministrja e Drejtësisë, spikat gjyqtari i Durrësit Petrit Curri i cili sipas ministrtisë së Drejtësisë gjatë një hetimi që është bërë janë konstatuar shkelje ku ai ka vendosur të mos japë OK për ekstradimin e Alket Hatisë në Itali.

Një tjetër masë disiplonore është ndaj gjyqtarit të Fierit, i cili ka vonuar zbardhjen e një urdhëri mbrojtje për një shtetase e cila më pas u vra nga bashkëshorti i saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here