Elis Bakaj: Nuk luajta kunder Tiranes pasi me kercenuan me jete

0
1468

Elis Bakaj ka pranuar në një intervistë të publikuar në faqen e klubit të Shakhtior Soligorsk se nuk kishte qenë thjesht çështje “zemre”, por se kishte marrë kërcënime nga kryeqyteti për të mos zbritur në fushë në ndeshjen Vllaznia-Tirana të sezonit të kaluar.

“Filluan të më bënin presion. Më bënin telefonata me kërcënime. Më thanë se nëse luaja në ndeshje, do të ishte më mirë që të mos kthehesha më në Tiranë. Dhe ai është qyteti im i lindjes, atje kam shtëpinë.

Nga ana tjetër, drejtuesit e Vllaznisë insistonin që të merrja pjesë në këtë duel. Por unë fola me trajnerin dhe e binda se ishte më mirë nëse do të luhej pa mua.

Kjo situatë, ku të dyja skuadrat luanin për mbijetesën, mund të kalonte në ekstrem në çdo moment”, – ka pranuar Bakaj, duke zbuluar për herë të parë prapaskenat e këtij episodi skandaloz.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here