“Katër bllofet e pokerit Rama-Tahiri”, Fatos Lubonja: Si po i shmangen të vërtetës

0
646

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar vendimin e ish ministrit Saimir Tahiri për të dorëzuar mandatin e deputetit pas akuzave për lidhje me ‘Habilajt’ të arrestuar për trafik droge.

 

 

Lubonja ka komentuar edhe analizën e tij “Katër bllofet e pokerit Rama-Tahiri”, teksa tha se po bëhet një lojë mes Ramës dhe Tahirit dhe se po neglizhohet e vërteta. Sipas tij, kanabizimin e Shqipërisë nuk e bëri Saimir Tahiri me kokën e tij.

“Gjykoj se i gjithë debati dhe çështja ‘Tahiri’ duhet vendosur në kontekstin e një të vërtete që edhe pse është evidente neglizhohet. E vërteta është se vështirë se ka njeri të besojë se atë që quhet kanabizimi i Shqipërisë e bëri Tahiri me kokën e vet, i pakontrolluar nga shefi apo instanca të tjera. Ka shumë argumente që të çojnë tek kjo e vërtetë. Vetë Rama ka qenë i informuar nga SHIK për përfshirjen e policisë në trafik droge apo edhe për ato avionët që i quante ‘mushkonja’. Nëse ne mendojmë se kjo është e vërteta, atëherë loja që bëhet mes Ramës dhe Tahirit është lojë e njëri-tjetrit dhe kanë karta të dobëta. Kemi pasur një lojë ku të dy palët ja kanë me hile njëri-tjetrit, por edhe kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin. Kemi të bëjmë me një lojë bllofesh”- tha Lubonja.

Ndër të tjera, Fatos Lubonja tha se mazhoranca ka kapur Prokurorinë, ndërsa politika bashkëvepron me krimin.

“Për mendimin tim kemi një kapje të Prokurorisë nga mazhoranca. Kemi të bëjmë me një organizim të tërë. Me një politikë dhe krim të organizuar që bashkëveprojnë”- tha Lubonja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here