Lu: Po shqyrtojmë pretendimet për vëllain e ministrit Xhafaj

0
578

Ambasadori amerikan Donald Lu ka reaguar në lidhje me akuzat e opozitës për vëllain e ministrit Fatmir Xhafaj.

Në një reagim të shkurtër për gazetarët ai ka thënë:

“Kryeministri duhet të flasë në emrin e tij dhe ne do të flasim në emrin tonë. Ne jemi duke i shqyrtuar pretendimet që janë ngritur në lidhje me vëllain e Ministrit Xhafaj.”

Disa ditë më parë  opozita publikoi disa dokumenta që sipas saj provojnë se Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka qenë i dënuar me 7 vitë burg në Itali për drogë.

Denoncimet e opozitës vazhduan edhe ditën e djeshme, ku sipas saj ministri i Brendshëm Xhafaj ka falsifikuar një nen në kodin e procedurës penale për të mos ekstraduar në Itali vëllain e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here