Goditi me grushte 82-vjeçaren, nën hetim 31-vjeçari nga Tirana. Çfarë thotë policia

0
557

Një 82-vjeçare ka rënë pre e dhunës së një të riu në Tiranë. Ngjarja ndodhi më datë 7 në Tiranë në rrugën “Dhimitër Shuteriqi”, ndërsa lajmi është bërë i ditur sot.

 

 

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet R.H., 31 vjeç akuzohet se ka goditur me grushte shtetasen me inicialet M.M., banuese në Tiranë.

Materialet ndaj të riut i janë referuar prokurorisë.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 11.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin R.H., vjeç 31, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 07.05.2018, në rrugën “Dhimitër Shuteriqi”, ka goditur me grusht, shtetasen M.M., vjeçe 82, banuese në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here