Saturday, April 27, 2024
Home Kronika Greqi, kapen dy shqiptarët e arratisur nga burgu

Greqi, kapen dy shqiptarët e arratisur nga burgu

0
583

Dy të burgosurit shqiptarët që ishin arratisur para tri ditësh (9 maj 2018) gjatë hipjes në traget, janë vënë sërish nën pranga.

Bëhet fjalë për Xhuliano Halilajn, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje, dhe për Alfons Dolcin, i dënuar gjithashtu me 25 vjet për grabitje dhe trafik droge.

Ata janë kapur të premten, në orët e vona të mbrëmjes, në një apartament në zonën Nea Filadelfia.

Ishte një operacion i befasishëm, i njësive speciale të policisë.

Policia ra në gjurmët e dy të arratisurve pas një sinjalizimi anonim.

Sipas burimeve pjesëmarrëse në operacion, edhe pse ata kishin një pistoletë, nuk tentuan ta përdorin.

Vetëm njeri prej tyre u orvat të largohej nga dritarja, por hoqi dorë kur pa se e gjithë godina ishte e rrethuar nga forcat e rendit.

Apartamenti ishte thuajse bosh dhe kishte vetëm një shtrat në një nga dhomat.

Dy të arrestuarit e kanë kaluar natën në qelitë e drejtorisë së përgjithshme të policisë.

Xhuliano dhe Alfons u arratisën në portin e Pireut pak pas orës 20:00 të së mërkurës, gjatë transferimit të 11 të arrestuarve nga policia nga Athina në Kretë.

Pak para se trageti të nisej për në Chania, katër të burgosur arritën të thyenin prangat e tyre dhe u arratisën duke dalë jashtë portit.

Policia arriti që të kapë dy prej tyre në moment ndërsa dy të tjerë u kapën mbrëmjen e së premtes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here