Meta pret studentët amerikanë, vlerëson partneritetin me SHBA-të

0
593

Presidenti  Ilir Meta priti në një takim një grup studentësh dhe profesorësh amerikanë.

Kreu i shtetit shqiptar theksoi rëndësinë që ka për Shqipërinë, aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilin e quajti partner dhe aleat strategjik të kombit shqiptar.

Gjatë bashkëbisedimit me studentët amerikanë, Presidenti Meta iu përgjigj interesimit të tyre për Shqipërinë, duke i njohur në veçanti me të kaluarën e vendit tonë dhe rrugën drejt integrimin në BE.

Studentët vinin nga universiteti  “Thornton Donovan School” i Neë Yorkut ,i cili e ka vendosur Shqipërinë, shtet të studimit në kurrikulën e saj shkollore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here