Thursday, April 18, 2024
Home Aktualitet Turizmi, sot në mbrëmje charteri i parë nga Finlanda

Turizmi, sot në mbrëmje charteri i parë nga Finlanda

0
756

“Sot në darkë mbërrin charteri i parë nga Finlanda. Janë 30 mijë turistë që vijnë për herë të parë në Shqipëri.” 

Lajmin e bëri të ditur ministri i Turizmit Blendi Klosi dje gjatë një takimi me qytetarë në Teatrin Petro Marko në Vlorë, në kuadër të turit “Puna për Shqipërinë që Duam, llogaridhënia publike e qeverisë”

Ministri i Turizmit Blendi Klosi u shpreh optimist që këtë sezon turistik Vlora do të mirëpresë më shumë vizitorë.

“Është një arritje në fushën e turizmit në Shqipëri, janë 30 mijë turistë që vijnë për herë të parë në Shqipëri. Duhet që këtë vit sezoni turistik të jetë i mirëmenaxhuar”, nënvizoi Klosi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here