Iu sekuestruan 24 pako lëndë narkotike, policia arreston shkodranin 37 vjeçar…

0
1115

Shkodër

Më datë 13.05.2018, nga strukturat e D. V. K. M. Shkodër, u arrestua në flagrancë shtetasi:

Genc Nikshiqi, 37 vjeç, banues në lagjen “Kongresi i Përmetit” Shkodër

Arrestimi i tij u bë pasi në PKK Muriqan, në dalje nga  territori i R. Sh. me mjetin tip Benz Furgon, me targa AA591RT, nga kontrolli i ushtruar këtij mjeti janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 24 pako lëndë narkotike Cannabis Sativa, ku pas peshimit rezultoi me peshë 15.5 kilogram.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike, e mbetur në tentativë” parashikuar nga neni 283/a/22 i Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here