Krimi i pasionit në Itali, dënohet shqiptari që vrau shokun pasi mori vesh lidhjen me gruan e tij

0
701

Gjykata e Ternit ka dënuar sot me 16 vite burg 61-vjeçarin shqiptar Kujtim Beli, i cili akuzohet për vrasjen e bashkëkombasit të tij Durim Hyseni. Krimi i rëndë ndodhi në Terni në 18 korrik të vitit të kaluar. Beli akuzohet për vrasjen e shokut të tij, pasi dyshonte se ky i fundit kishte pasur një lidhje me ish-gruan e tij. Po ashtu gjykata urdhëroi po ashtu dëbimin e tij për në Shqipëri, si dhe një gjobë prej 100 mijë euro për secilin, gruan dhe 3 fëmijët e viktimës, shkruan ‘Ansa’.

Kujtojmë se pasi u arrestua Kujtim Beli pranoi para autoriteteve italiane autorësinë e vrasjes duke shtuar se Demir Hyseni kishte pasur në të kaluarën një histori dashurie me bashkëshorten e tij në vitin 2013, nga e cila është divorcuar dhe që aktualisht jeton në Gjermani, por me sa duket nuk ia kishte falur kurrë mikut të tij.
142-433x300

Omicidio-di-via-Galvani-Demir-Hiseny-18-luglio-2017-26

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here