Sunday, May 12, 2024
Home Politikë Akuzat e PD, Rama flet në 11:00 për çështjen “Xhafaj”

Akuzat e PD, Rama flet në 11:00 për çështjen “Xhafaj”

0
565

Kryeministri Edi Rama do të flasë sotpër herë të parë për çështjen e Fatmir Xhafës dhe akuzat e hedhur nga opozita, pas publikimit të audio përgjimit ku pretendohet se vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj vazhdon aktivitetin e tij të trafikut të drogë.

Në një status në Facebook, kreu i qeverisë lajmeroi dje se përpara grupit parlamentar do të flasë edhe për ecurinë e përpjekjeve për hapjen e negociatave.

Edi Rama: Jemi të gjithë njësoj?JO, s’kemi qenë asnjëherë të gjithë njësoj e s’do jemi kurrë njësoj!Nesër në 11.00 përpara Grupit Parlamentar, qëndrimi im për situatën e krijuar me Ministrin e Brendshëm dhe ecurinë e përpjekjes diplomatike drejt objektivit historik të çeljes së negociatave.

Të martën, kryeministri Rama u takua me presidentin e Frances Emmanuel Macron.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here