Paloka: Disa ambasadorë e kanë diskredituar veten me qëndrimet e tyre…

0
562

 

Nënkryetari i PD, Edi Paloka hodhi akuza ndaj disa ambasadorëve të akredituar në vendin tonë për qëndrimet e tyre pas publikimit të çështjes së vëllait të Fatmir Xhafaj.

I ftuar në “Ora News”, Paloka në bindjen e tij qëndrimet e disa ambasadorëve i konsideroi si skandalozë, ndërsa tha se kanë diskredituar veten e tyre.

Pyetje: Që pas publikimit të përgjimit, përfshirjen e vëllait të Fatmir Xhafajt në trafik droge, nuk ka pasur një reagim të qartë nga ambasadat e huaja, nga ndërkombëtarët, madje Ministri i Brendshëm u shfaq sot në krah të ambasadores gjermane. Përse kjo heshtje e ndërkombëtarëve?

Paloka: Unë nuk do doja t’i komentoja sepse ne kemi zgjedhur të merremi me institucione direkte për shumë arsye. Ka pasur dhe reagime për mua të nivelit skandaloz të ndonjë ambasadoreje, por ne kemi zjedhur të mos merremi me disa individë që vërtet mbajnë tituj si përfaqësues të atij apo këtij vendi apo si përfaqësues të BE, por që për ne praktikisht e kanë diskredituar veten me qëndrimet e tyre. Ne i mbajmë lidhjet direkte me institucionet dhe janë institucionet ndërkombëtare qoftë ato që lidhen me integrimin e Shqipërisë, qoftë me qeveritë apo kancelaritë europiane i kanë bërë të qartë pozicionet e tyre. Edhe për drogën dhe Saimir Tahirin nuk e hapte askush gojën, më pas u vunë ata me shpatulla pas murit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here