Paloka: Ja ambasadorët që kanë diskretituar veten me qëndrimet e tyre…

0
535

Nënkryetari i PD, Edi Paloka, akuzoi disa prej ambasadorëve të akredituar në Tiranë për qëndrimet e tyre pas publikimit të çështjes së vëllait të Fatmir Xhafaj.

Paloka i konsideroi qëndrimet e disa ambasadorëve si skandalozë, ndërsa tha se kanë diskredituar veten e tyre.
“Unë nuk do doja t’i komentoja sepse ne kemi zgjedhur të merremi me institucionet direkte për shumë arsye.

Ka pasur dhe reagime për mua të nivelit skandaloz të ndonjë ambasadoreje, por ne kemi zjedhur të mos merremi me disa individë që vërtet mbajnë tituj si përfaqësues të atij apo këtij vendi apo si përfaqësues të BE, por që për ne praktikisht e kanë diskredituar veten me qëndrimet e tyre.

Ne i mbajmë lidhjet direkte me institucionet dhe janë institucionet ndërkombëtare qoftë ato që lidhen me integrimin e Shqipërisë, qoftë me qeveritë apo kancelaritë europiane i kanë bërë të qartë pozicionet e tyre.

Edhe për drogën dhe Saimir Tahirin nuk e hapte askush gojën, më pas u vunë ata me shpatulla pas murit”, tha Paloka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here