Deputeti i PD: Sulme ekstreme ndaj SHBA, Rama dhe Bushati shkelën në dërrasë të kalbur

0
534

Deputeti i PD-së Tritan Shehu ka reaguar një ditë pas Konferencës Islamike, ku presidenti turk, Erdogan i kërkoi botës islame mbështetje të plotë për Palestinën, ndërsa akuzoi SHBA se ajo kishte lyer duart me gjakun e palestinezëve.

Përmes një reagimi në “Facebook”, Shehu akuzon qeverinë, ndërsa shkruan se Rama dhe ministri i Jashtëm kanë shkelur në dërrase të kalbur. Demokrati thekson se qeveria duhet të përgjigjet nëse e mbështet deklaratën e firmosur dje, që është plot sulme ekstreme ndaj aleatit strategjik, SHBA-se.

“Ajo deklarate eshte e mbushur me sulme ekstreme ndaj ShBA, administrates amerikane e Presidentit Trump (per te mos permendur dhe ato ndaj Izraelit)” shkruan Shehu.

REAGIMI I SHEHUT
Z. Kryeministër dhe Ministër i Jashtëm, keni shkelur ne “derrase te kalbur” dhe dëmtuar rende interesat e Kombit tone perseri:
Me poshte do te gjeni tekstin e plote te Deklarates se mbremeshme te Takimit te Organizates se Koperacionit Islamik (OIC), te miratuar dhe nga perfaqesuesi juaj aty.
Ajo deklarate eshte e mbushur me sulme ekstreme ndaj ShBA, administrates amerikane e Presidentit Trump (per te mos permendur dhe ato ndaj Izraelit).
Ne keto kushte te renda cenuese edhe te Sigurise sone Kombetare, ju duhet te shpreheni qartesisht nese e mbeshtesni ate deklarate, kete goditje te rende ndaj Partnerit tone kryesor Gjeostrategjik.
Ne fakt ajo e tille demton edhe vete procesin e paqes ne Lindjen e Mesme.
Heshtja juaj tashme nuk i sherben asgjeje, as loja e “mbretit lakuriq”…
Dicka ne fund, perfaqesuesi juaj ishte gjithashtu i pranishem edhe gjate inagurimit te Ambasades amerikane ne Jeruzalem, disa dite me pare.
A ja bete te ditur kete fakt dje organizatoreve, pjesemareseve te OIC-se, hartuesve te asaj deklarate???

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here