Ngriti zerin kunder Voltana Ademit, iken shefi i policise Velipoje, Hyka deklaroi me 10 maj se Bashkia Shkoder shkel hapur ligjin

0
947

 

Kaq ka mjaftuar qe policia e shtetit te marre masa ndaj  tij. Per nje te vertete te thene perpara mediave. Shefi i këtij stacioni Behar Hyka pritet që të lëvizet nga ky pozicion për t’u transferuar në një qytet tjetër dhe në vend të tij të komandohet një tjetër shef policie i Velipojës.Kjo lëvizje në prag të sezonit turistik është e papritur. Në atë mbledhje Hyka deklaroi se vitin e kaluar ka patur ndërhyrje për të mos proceduar bashkinë Shkodër pas prerjes së disa pemëve në qendër të plazhit.

Po ashtu Hyka foli edhe për disa probleme të tjera që janë hasur sezonin e kaluar por që nuk janë punë e policisë. Deklaratat e drejtpërdrejta të Hykes për këto probleme kanë bërë që të merret vendimi i papritur për transferimin e tij në një qytet tjetër.Behar Hyka ka 10 muaj që drejton stacionin policor të Velipojës dhe gjatë kësaj kohe nuk ka patur asnjë ngjarje kriminale, nën drejtimin e tij janë sekuestruar 1.2 ton drogë ashtu siç janë shënuar vetëm dy vjedhje të lehta. Pavarësisht këtyre rezultateve, deklaratat e Hykës kanë prishur ekuilibrat gjë e cila pritet të sjellë transferimin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here