Opozita kërkon largimin e Xhafajt, Donald Lu dhe Basha shfaqen bashkë (Foto)

0
549

Prej disa ditësh, politika shqiptare zien nga audio-përgjimi i bërë ndaj Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Ka qenë pikërisht Partia Demokratike, e cila e publikoi këtë përgjim, madje duke kërkuar edhe dorëheqjen e Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm.

Ndryshe ka herët e tjera, për këtë ngjarje ambasadori amerikan Donald Lu reagoi, duke thënë se SHBA po e ndjek me vëmendje këtë denoncim.

Por pavarësisht kësaj situate, deri më tani nuk ka patur një takim mes kreut të PD-së, Lulzim Basha, dhe ambasadorit të SHBA, Donald Lu.
509379ff-0152-4633-9862-f000859281e7
Por ditën e sotme ata janë parë bashkë për herë të parë që nga dita e denoncimeve ndaj vëllait të ministrit Xhafaj, pasi kanë qenë në aktivitetin e dekorimit të Drejtorit të Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Michael D. Granoff.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here