Rama: Zhytu Lulëzim zhytu,thellë e më thellë!

0
564

Kryeministri Edi Rama reagon pas akuzave të kryetarit të PD-së.

Edi Rama: Zhytu Lulëzim zhytu,thellë e më thellë,nxirr nga fundi i llumit sa me shume nga keta xhevahirë dhe dërgojua vrap miqve të tu t’i përdorin kundër Shqipërisë! 
Unë do pres me durim provën shkencore të audiopërgjimit nga prokuroria dhe këtu jemi, shqiptarët do shohin e do gjykojnë!

Vetëm orë para kësaj deklarata, kundërshtari i tij politik akuzoi Ramën si pjesë e skenarit dhe komplotit për të mbuluar veprat kriminale që janë denoncuar

Lulzim Basha:“Agron Xhafaj vazhdon të jetë një nga kokat e drogës në Shqipëri, bosi i drogës në Vlorë. Kjo është arsyeja pse ndërkohë që u mbrojt dhe u mbajt në kundërshtim të hapur me vendim e drejtësisë italiane dhe me ligjin shqiptar, derisa u ndryshua nga Fatmir Xhafaj, papritur pas denoncimit u përcoll me fshehtësi të plotë në Itali, që prokuroria Rama- Marku- Prela të thonë nuk e kapim dot, nuk e hetojmë dot.

Veprat jetër penale është e Fatmir Xhafës i cili këto 8-9 ditë ka heshtur dhe ka gënjyer duke shpenzuar kohën për të mbuluar veprat penale të vëllait të vet në një skenar kriminal. Cdo akt për moskallëzim krimi, apo mbulim të krimeve është krim i rëndë i parashikuar nga ligjet penale të vendit.

 Fatmir Xhafa dhe Edi Rama janë sot të dyshuar për veprën penale të mbulimit të veprimtarisë kriminale të Agron Xhafajt. Mos veprimit të ligjit të antimafias, dhe të mbulimit të veprimtarisë kriminale të falsifikimit të dokumenteve zyrtare. Xhafaj vazhdon të jetë në zyrë për të shkatërruar provat,  intimiduar këdo që tregon të vërtetën siç është dhe gënjen Fatmir Xhafa.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here