Zyrtari i DASH: Donald Lu largohet në verë, përparësitë e Amerikës në Shqipëri nuk ndryshojnë

0
812
Ambasadori Amerikan ne Tirane, Donald Lu dhe Keshilltar Ligjor Resident i OPDAT, Jon Smibert, duke dale nga Kryesia e Kuvendit, pas nje takimi me Kryetarin e Komisionit te Posacem per Reformen ne Drejtesi, Fatmir Xhafa./r/n/r/nUS Ambassador in Tirana, Donald Lu and Resident Legal Advisor of OPDAT, Jon Smibert, after a meeting with lawmaker Fatmir Xhafa, where they discussed about judicial reform.

Zëvendës ndihmës Sekretari amerikan në detyrë, Mathew Palmer deklaron se ambasadori aktual amerikan, Donald Lu, do të largohet nga Shqipëria në verë.

I pyetur nga Mapo mbi ndryshimin e mundshem te politikës së SHBA ndaj Shqipërisë, Palmer përgjigjet se përparesitë e politikës së Washington-it do të jenë të njëjta.

Si të tilla ai liston mbështetjen e reformës së gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ndaj ekstremizmit të dhunshëm.

Zyrtari i Departamentit të Shtetit thotë se për emrin e ambasadorit të ri duhet pyetur në Shtëpinë e Bardhë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here