Kokëdhima: Rama-Tahiri e kthyen Ministrinë e Brendshme në kartelin e marijuanës në Shqipëri

0
551

Kreu i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Rama dhe ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Në emisionin “Kjo javë” tha se vendi ynë ndodhet në një situatë të vështirë, pasi “Ministria e Brendshme u bë praktikisht karteli i marijuanës në Shqipëri”. Për këtë, ai bën përgjegjës kryeministrin Rama dhe Saimir Tahirin.

“Ky nuk ishte kriminalizimi rastësor, as si rezultat i ndërhyrjes se mafiozëve të drogës me para apo mënyra të tjera të korruptimit të policisë, por ky ishte një plan i qartë i implementuar nga koka e shtetit dhe e qeverisë. Kjo polici me ministër Fatmir Xhafën nuk është më kartel i drogës por është Polici e Shtetit. Na pëlqen apo s’na pëlqen ne, Fatmir Xhafaj e ka vënë këtë polici në shërbim të rendit dhe të sigurisë, dhe sigurisht që ky është një zhvillim i padëshiruar për partitë e vjetra të cilat punojnë në bashkëpunim krejtësisht të ngushtë me njëra-tjetrën. Rama dhe PD janë një, kush nuk e kupton është thjesht një qorr, ose një i paguar, ose një njeri i leshtë. Ata punojnë bashkë, kanë kapur bashkë shtetin, i japin siguri të plotë njëri-tjetrit, mbrojnë njëri-tjetrin, garantojnë ekzistencën e njëri-tjetrit, dhe alternimin e ndërsjellë në pushtet”, u shpreh Koço Kokëdhima.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here