Dezinfektimi, proçes i mbetur pezull ! Lagjet tek By Pass-i me vatra te ndotura qe rrezikojnë epidemi…     

0
545

 

Ishte nder zonat qe u përmbyt gjate muajit mars, dhe pasojat i vuan edhe ne ditët e sotme. Janë qindra familje qe banojnë ne afërsi te By Passit te Shkodres, ku përmbytjet u bashkuan me kolektoret e ujerave te zeza.  Ne keto kushte u deklarua ndërhyrja per ti dezinfektuar, por qe per kete ka dyshime edhe ne ditet e sotme. Me ngritjen e temperaturave, e gjita kjo zone e ka me se te nevojshme dezifektimin, pasi rrezikon te kthehet ne burim epidemie per shkak te ndotjeve qe jane depozituar dhe qe shtohen çdo dite ! Kete e theksojne edhe vete qytetaret qe banojne ne keto lagje, te cilet me shume se askush tjeter jane deshmitare te nje realiteti te rrezikshem nga ndotja gjithëvjetore e mjedisit:

Nuk mund te mos theksohet se per dezinfektimin, kete periudhe ka konfuzion ne Shkoder. Ndersa per dezinfektimin e mjediseve te bagëtive pergjigjet Drejtoria e Bujqesise, e cila ka deklaruar te kete  kryer 16 mije meter katror, per vatra te tilla te ndotura ne qytet, pergjegjesia sillet sa ne Bashki, sa ne Drejtorine e Shendetit Publik, nderkohe qe ngritja e temperaturave ne keto kushte do ta perkeqesoje gjendjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here