Saturday, April 27, 2024
Home Aktualitet Vlahutin: 4 dekada më parë një djalosh dënohej sepse këndonte Celentanon

Vlahutin: 4 dekada më parë një djalosh dënohej sepse këndonte Celentanon

0
590

Ambasadorja e BE në vendin tonë, Romana Vlahutin ishte e pranishme në 45-vjetorin e revolës së Spaçit. Në fjalën e saj, ajo tha se është e vështirë të mendosh që në një vend në zemër të Europës 4 dekada më parë një djalosh dënohej vetëm se këndonte këngët e Adriano Celentanos.

Vlahutin: Është e vështirë, thuajse e pamundur të mendosh që në Evropën e cila ka shkuar në hënë, ka shpikur internetin, ka biometrinë, zemrën artificiale,  4 dekada më parë një djalosh i ri mund të dënohej vetëm sepse i kishte rënë kitarës për të kënduar këngët e Adriano Celentanos.

Shqiptarët u persekutuan sepse donin të ishin poetë, mendimtarë, piktorë dhe studiues, donin të ishin si pjesa tjetër e Europës.

Është e vështirë të mendohet që tragjeditë që kanë ndodhur në Spaç apo në mbarë Shqipërinë është një tragjedi që ta tregojmë si histori dhe ta shërojmë.

Jam e përuluar para detyrave që kemi për të respektuar të shkuarën dhe e ardhmja të jetë më e ndershme.

Për të ruajtur Spaçin si një vend kujtese në mënyrë që fëmijët tanë t’i mësojnë fëmijëve të tyre për atë se çfarë ka ndodhur këtu.

BE ka nisur një projekt që është identifikimi i ADN të personave të vrarë. Kemi  nisur në zonën e Dajtit dhe kjo do të bëhet në mënyrë që që  familjet të fillojnë të identifikojnë të dashurit e tyre sa më shpejt të jetë e mundur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here