Vranë 22-vjeçarin për një karikues, Prokuroria kërkon rikthim në burg të tre të akuzuarve

0
672

Vrasja e të riut Marvin Mihali për një karikues telefoni, që tronditi mbarë opinionin publik rikthehet sërish në vemendje.

Por prokurori Gjergji Tako ka kërkuar rikthimin e tyre në qeli duke riformuluar akuzën. Tako i akuzon 4 të rinjtë për vrasje të kryer në bashkëpunim.

Dosja shkoi në gjyq me akuzë për vrasje e moskallëzim krimi ndërsa Gjykata do të japë vendimin javën e ardhshme për kërkesën e Takos.

Tre javë më parë Gjykata ka liruar 3 nga katër të ndaluarit për vrasjen e 22-vjeçarit.

Të lirë u lanë Dejvi Bitraj, Kridens Alla dhe Marsel Alla, ndërsa autori i vrasjes së të riut me thikë Eugen Bitraj vazhdon të qëndrojë në qeli.

Mihali u godit me thikë më mesnatën e 30 korrikut pranë stadiumit “Selman Stermasi” pas një konflikti me 4 të rinj.

Gjithçka ka nisur pas një konflikti mes 22 vjeçarit dhe shtetasit Dejvi Bitraj 19 vjeçar.

Mësohet se shkak i nisjes së sherrit ka qenë një celuar i blerë nga viktima dhe nuk i punonte karikuesi dhe kishte probleme me disa aplikacione.

Policia në zbardhjen e ngjarjes bëri të ditur se 19 vjeçarit i kanë ardhur në ndihmë kushërinjtë e tij Eugen Bitraj 24 vjeç, Kridens Alla 19 vjeç si dhe Marsel Alla 23 vjeç të tre banues në Tiranë.  Gjatë konfliktit policia bën të ditur se ka qenë shtetasi Eugen Bitraj, i cili ka goditur me thikë 22 vjeçarin.

Mihali u dërgua me urgjencë në spitalin ushtarak, por pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve nuk mundi ti mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë dy orë pas goditjes së marrë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here