“Drama e dy karaktereve ne Migjeni”, Publiku ballafaqohet me të vërtetat e errëta të të qënit thjesht njerëzor

0
715

Kur u vu për herë të parë në skenë, “Drama e dy karaktereve” shkruar nga Tennesse Ëilliams u konsiderua një arratisje prej teatrit. Shumë vite më pas dy aktorë të rinj si Igli Zarka dhe Kristi Lleshi e sjellin për herë të parë në shqip këtë pjesë edhe në Shkoder, në teatrin “Migjeni”. E shqipëruar nga Kozeta Kurti, ajo sjell një ekip të rinjsh të cilët me ambicie dhe shumë pasion vijnë nën personazhet e Kler dhe Felice, të cilët njësoj si dhe karakteret që interpretojnë, nuk mundet të gënjejnë veten për t’ju larguar realiteteve të prodhuar nga gjendja e tyre e rënduar psiqike. Për rrjedhojë, vetë publiku ballafaqohet me të vërtetat e errëta të të qënit thjesht njerëzor.

Për herë të fundit është vendosur në skenë në vitin 2014-të dhe Shqipëria është vendi i parë në Europë që guxon me dramën personale të një prej dramaturgëve më me ndikim në fushën e teatrit, në mbarë botën, fitues dy herë i çmimit “Pulitzer”. Gjashtëdhjetë minuta që të lënë pa frymë, vijnë për publikun e qytetit të Shkodrës, në Teatrin “Migjeni”, në datën 24 maj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here