Lapsus apo e qëllimshme? Kamza rrezikon rënien edhe nëse fiton me Partizanin (Foto)

0
1102

 

Në një kampionat si ky i yni niveli i konspiracionit është i lartë duke parë atë që ndodh javë pas jave.

Momentalisht janë duke u luajtur ndeshjet e fundit të Superligës për këtë sezon, me Kamzën e cila po udhëheq 1-0 kundër Partizanit. Ky rezultat përkthehet qëndrim në Superligë për ta, ndërsa rënie për Vllazninë e cila po fiton 1-2 ndaj Skënderbeut.

Por ajo që bën përshtypje është se autori i goli për kamzalinjtë, Resi, luan në fushë me nurin 11, ndërsa në protokollin e ndeshjes është me nurin 19, raporton “BalkanWeb”.

Kamza-formacioni

Nuk dihet nëse ky gabim do t’i kushtojë rëndë Kamzës, nga e cila mund të përfitojë Vllaznia. Kjo varet edhe nga protokolli i arbitrit, por mbetet gjithçka për t’u qartësuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here