Friday, April 26, 2024
Home Politikë Meta merr pjesë në ditën e dytë të Forumi të Biznesit Maltë...

Meta merr pjesë në ditën e dytë të Forumi të Biznesit Maltë – Shqipëri

0
604

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, mori pjesë në ditën e dytë e Forumit të Biznesit Maltë-Shqipëri. Presidenti Meta prezantoi shkurtimisht zhvillimet ekonomike, potencialin e bashkëpunimit të biznesit dhe oportunitetet e investimeve për biznesin maltez në Shqipëri.

Presidenti i Republikës theksoi se nga historia e suksesit e “modelit ekonomik” tëMaltës, Shqipëria mund të nxjerrë leksionet e duhura për të fuqizuar sektorët më vital për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm, siç janë turizmi, agro-industria, shërbimet financiare, ICT, etj.

Nga ana tjetër, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë sëGozosshfaqi interes të madh në shkëmbimin e eksperiencave me përfaqësuesit e komunitetit biznesit shqiptardhe eksplorimin e projekteve të biznesit në tregun shqiptar dhe atë rajonal.

Forumin e Biznesit e përshëndetën dhe Ministri maltez i Ekonomisë dhe Biznesit e Vogël, z.Cardona dhe Ministrja për Gozon,znj. Caruana, të cilët vlerësuan Forumin si platformën e duhur për tënjohur më mirë potencialettona ekonomike dhe për të krijuar sinergjinë e nevojshme mes biznesit maltez dhe atij shqiptar për investimetendërsjellta.

Në përfundim të Forumit u nënshkrua një Marrëveshje Bashkëpunimi mes Presidentit tëDhomëstë Tregtisëdhe Industrisë së Tiranës, z. NikolinJaka dhe Presidentit të Dhomës sëTregtisë dhe Industrisë sëGozos, z. JosephGrech.

Gjatë punimeve të Forumit, Presidenti Meta zhvilloi takime edhe me rektorin e Universitetit të Maltës, Prof. Alfred. J. Velladhe me Drejtuesit Ekzekutiv tëAir-Malta. Në takime u diskutua përbashkëpunimin ne fushën e arsimit me fokus kryesor programet e shkëmbimeve studentore në Maltë dhe Shqipëri si dhe mundësinë për dhëniene disa bursave në nivelin pasuniversitar për studentëtshqiptarnë Universitetin e Maltës.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Air-Malta shprehën interes për tëvlerësuar mundësinë e vendosjes së linjës direkte mes Maltësdhe Shqipërisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here