Saturday, April 27, 2024
Home Kronika Aksident në Kryebushat, humb jetën drejtuesi i automjetit, 62 vjeçari L. M

Aksident në Kryebushat, humb jetën drejtuesi i automjetit, 62 vjeçari L. M

0
1727

Dy persona mbetën të plagosur, ndersa nje tjeter ka humbur jeten në një aksident rrugor të regjistruar në orët e pasdites së sotme në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në Kryebushat, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Shkodrës për ndihmë mjekësore, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tyre shendetesore.

Mësohet se në aksident eshte perfshire edhe miftiu i Malësisë së Madhe, Edmir Smajlaj. Ai nuk ka pesuar deme, ndersa  bashkeshortes se tij po i jepet  ndihma ne spitalin e Shkodres, jashte rrezikut per jeten.

Drejtuesi i benzit AA 802 JA , L. M. 62 vjeç, nuk ka mundur t’iu rrezistoje plageve te marra dhe per pasoje ka humbur jeten ne spitalin e Shkodres.

Policia e mbërritur në vendngjarje nis hetimet per shkaqet e aksidentit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here