Wednesday, May 1, 2024
Home Politikë Pas protestës, Basha mbledh aleatët për vijimin e aksionit opozitar

Pas protestës, Basha mbledh aleatët për vijimin e aksionit opozitar

0
613

 

Një ditë pas protestës, kreu i PD, Lulzim Basha po zhvillon një takim me aleatët.

Takimi nisi rreth orës 18:30 në selinë e PD dhe mësohet se do të diskutohet për vazhdimin e mëtejshëm të aksionit opozitar.

Ditën e djeshme opozita për rreth dy orë protestoi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe përpara ministrisë së Brendshme.

Protestuesit kërkuan largimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Gjatë protestës pati edhe tensione, pasi mbështetës të opozitës u përplasën me forcat e policisë.

Nga protesta u plagosën 11 efektivë policie dhe Bledi Kasmi, kryeredaktor i gazetës, Rilindja Demokratike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here