Rama në panairin e punës: Kush do një punë dhe nuk pret shtetin…

0
817

Në vijim të aktiviteteve në Berat, Kryeministri Edi Rama ka vizituar panairin e punës, ku janë afishuar 300 vende të lira pune të kategorive e profileve të shumëllojshme.

Zyra e Shërbimit Kombëtar të Punës po bën një punë shumë të mirë, duke mundësuar punësim real edhe për shumë individë nga familje të dala prej skemës së ndihmës ekonomike, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.

Ndërkohë nga 300 vendet e punës 100 janë në Forcat e Armatosura.

Rama tha se ka një transformim të të gjithë proccesit të Zyrave të Punës dhe këtu në Berat e kanë arritur objektivin.

“Nga Zyrat e Punës kemi punësuar 10 mijë persona. Kush do një punë dhe nuk pret që të nisi punën në shtet, e gjen një punë”, tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here