Shqiptarët në udhëtimin e jetës, vizitë në vendet e shenjta të Mekës dhe Medinës

0
796

Të udhëtosh për vizitën në vendet e shenjta të Mekes dhe Medinës, për besimtarët myslimanë është një ndjesi e veçantë, është një dritë shpresë, një burim frymëzimi dhe rruga e duhur për të zbutur zemra, për të lënë mënjanë mëritë, smirën dhe çdo gjë të keqe të kësaj bote, ndaj me të drejtë konsiderohet si udhëtimi i jetës.

Sapo arrimë në Medinë ne takojmë një prej shqiptarëve, i cili jeton atje, Idrizin. Ai së bashku me student shqiptar në Arabin Saudite ndihmojnë vizitoret e vendeve të shenjta dhe na tregon për intenerarin që ndjekin besimtarët që kryejnë vizitën në Medine e Meke, vizite që në gjuhen fetare njihet si Umrah.

Medina njihet si qyteti ku jetoi profeti i myslimanëve pasi u dëbua nga vendlindja e tij Meka. Në xhaminë ku ai kryente shërbesat fetare vërshojnë çdo ditë miliona njerëz nga e gjithë bota. Për myslimanët, ky është një emocion i veçante, e shume prej tyre e kanë ëndërr ta vizitojnë Xhamin e profetit, ku ndodhet dhe varri i tij.

Por pjesë e vizitës janë dhe disa vende të tjera, element të historisë së islamit. Në Medinë është Xhamia e parë në historin e njerëzimit, varrezat e luftetarve të profetit, mali Uhud, Kodra e Shigjetarve dhe shume vende të tjera pika reference për boten islame të cilat e kanë kthyer Medinen ndër qytetet më të vizituara të botës.

Por këtu është vetëm fillimi, pasi Meka është vendi i ëndrrave të myslimanëve, aty ku Qabeja, e njohur ndryshe dhe si qendra e botës pret miliona besimtar çdo çast të 24 oreshit.
Qabeja është ngrehina e parë në rruzullin tokësor. Ajo thuhet të jetë më e vjetër se vetë njerëzimi, ndërsa është pikë e referencës, burim I shpresës dhe qetësisë për besimtarët e mbar botes. Njerëzit aty janë më pran Zotit, ndërsa më shumë se çdo gjë aty lutet e flet shpirti.

Qabeja është i vetmi vend në bote ku për asnjë çast nuk ka pushim, besimtaret rrotullohen rreth saj duke u lutur për veten dhe të dashurit e tyre, duke arritur kështu qetësin e munguar, trazuar nga ëndrra jetësore për ta vizituar këtë vend të shenjët.

Grupi që po viziton gjatë këtij Ramazani vendet e shenjta të Arabisë Saudite konsiderohet si me fat, për shkak se vizita e tyre përkon dhe me muajin e Ramazanit, të cilët i urojnë bashkëkombësve agjëruesve për agjërim të lehtë dhe të pranuar.

Ndryshe nga sa vinë të lumtur besimtarët largohen të mërzitur dhe me ëndrrën dhe lutjet që krijuesi fuqiplotë tua mundësoj sërish udhëtimin e jetës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here