AKU operacion për midhjen në liqenin e Butrintit, gjobiten 7 subjekte që punonin jashtë kushteve

0
734

Një operacion i AKU dega Sarandë në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Tiranë, u organizua paraditen e së mërkurës në liqenin e Butrintit. Qëllimi i këtij operacioni ishte për të parë nga afër kushtet e punës, mjediset ku midhja kthehet nga guackë në tul.

“BalkanWeb” ka siguruar pamjet e realizimit të procesit të nxjerrjes së midhjes nga uji, e më pas zierjes së guackave për të marrë mandej midhjen tul. U panë kushte jo të përshtatshme higjiene, që në nxjerrje të midhjes nga deti, zierjen dhe kthimin e saj në tul.

Në operacionin e ditës së sotme për kushte jo të përshtatshme dhe pa higjienë u proceduan 7 subjekte private edhe pse ishin të licencuara, dhe u gjobitën me nga 300 mijë lekë të reja secili.Po kështu u bllokua 50 kg midhje tul, si dhe 300 kg guackë, midhje e zier, dhe gati për hapje për t’u kthyer në tul.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here