Zonat e Mbrojtura ne Funksion te Turizmit, Macaj: Nga Velipoja deri ne Thethe, do te kete shume risi  

0
759

Parku i Velipojes me rezervatin, prej 23 mije hektare, Liqeni i Shkodres me 26 mije hektare dhe Thethi me nje sipërfaqe prej 2630 hektare, vihen ne funksion te sezonit veror turistik. Shefi i Menaxhimit te Zonave Mbrojtura per Qarkun e Shkodres, Tonin Macaj, thote se ne dispozicion te turisteve ne parkun e Velipojes do te jene edhe 20 biçeikleta per shëtitje ne pyll, ndersa shoqerimi do te behet nga nje perfaqesues i administrates. Po keshtu ne Velipoje do e ngrihet edhe Kampingu per te rinjt qe do te angazhohen ne promovimin e vlerave turistike. Ne shkalle vendi per 2 muaj jane 1000 te rinj qe punësohen, nje pjese e tyre do te vendosen ne Velipoje:

Edhe ne Theth do te kete te tjera permiresime, nisur edhe nga përvoja e viti te kaluar ku Thethi frekuentua nga 78 mije vizitore:

Ne drejtimin organizativ, qe tani jane marre masat edhe per mbrojtjen nga zjarri gjate veres. Per kete ne gjithe zonen e mbrojtur, sipas njesive administrative qe e mbulojne, jane ngritur skuadrat e perbashketa te veprimit:

Administrata e zonave te Mbrojtura, gjate kësaj periudhe, ka hartuar edhe nje program koordinimi sherbim te sezonit turistik, me bashkite e Qarkut te Shkodres, repartet zjarrfikser dhe shërbimet e policise.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here