Sot seanca plenare, priten sërish tensione nga opozita

0
519

Kuvendi do të mblidhet sot në orën 10:00 në seancë plenare. Ashtu si javët e kaluara, edhe sot pritet një seancë e tensionuar.

Opozita ka krijuar debate të ashpra, deri në bllokim të seancave plenare, por edhe të komisioneve parlamentare, teksa kohët e fundit është përqendruar tek akuzat ndaj ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, duke kërkuar dorëheqjen e tij, me pretendimin se vëllai i tij, Agroni, është i implikuar në trafikun e drogës.

Në dy seancat e fundit, opozita ka bllokuar foltoren, duke mbajtur peng zhvillimet normale të Kuvendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here