Gjykata e dënoi me 4. 8 vite burg, indinjohet familja e vajzës së përdhunuar: Meritonte 20

0
825

Pas vendimit të Gjykatës të Korçës që dënoi me 4.8 vite burg Ligor Bibën, i cili akuzohet se përdhunoi fqinjën e tij 15-vjeçare ka ardhur edhe reagimi i prindërve të kësaj të fundit.

Familjaret e vajzës janë shprehur se ky vendim nuk është i mjaftueshëm. I ati i vajzës shprehet se përdhosja e nderit të familjes dhe shqetësimet që kanë përjetuar nuk mund të shlyhen me këtë dënim. “20 vite burg duhet të ishte dënuar” shprehet babai i vajzës, e cila mbeti edhe shtatëzënë nga përdhunuesi.

Biba ka pranuar fajësinë për ngjarjen, pas rezultateve të analizës së ADN-së që treguan se ai ishte babai i fëmijës, duke përfituar uljen me 1/3 të dënimit si pasojë e aplikimi të gjykimit të shkurtuar. Përfundimisht Ligor Biba, do të vuajë dënimin prej 4 vitesh e 8 muaj burg.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here