Voltana Ademi: Pyetja per Vllaznine turp! Drejtori i sherbimeve sociale kthehet ne roje te kryebashkiakes

0
958

 

Minimalisht do të duhej të kërkonte falje ndaj një Shkodre të tërë, por çeshtjen Vllaznia paradoksalisht kryetarja e bashkisë Voltana Ademi e quan turp! Me këtë shprehje na u drejtua kur i kërkuam një prononcim për fatin e skuadrës, pasi preku kategorinë e parë këtë sezon dhe kur kanë kaluar ditë të tëra që klubi dhe presidentja vetëm heshtin!

Sikur të mos mjaftonte kjo, Voltana Ademi është edhe genjeshtare kur deklaron se prononcimin ja kemi kërkuar pasdreken e së enjtes, kur e verteta është krejt ndryshe.

Në fakt mesazhi kryebashkiakes i është nisur në orën 10.59 minuta të mëngjesit, por pa një përgjigje, siç është kthyer në praktikë për shumë çeshtje që bashkisë nuk i pelqejnë. E në fund jo për më pak i rëndësishmi, por sjellja e pafytyrë dhe tërësisht aspak normale e drejtorit të shërbimeve sociale në bashki, Filip Vila që tenton të pengojë kamerat në filmim, duke ju vendosur duart, është dëshmi e gjallë e paaftësisë, babëzisë dhe injorancës që e ka mbërthyer këtë bashki.  Ai duhet ta kuptojë se askush nuk mund të ndalojë mediat të bëjnë punën e tyre dhe aq më pak gazetarët të marrin informacion, apo të pyesin një titullar. Së pari Vila duhet të përgjigjet për shumë skandale që e kanë mbuluar zyrën e tij, e më pas të bëjë avokaturën e kryebashkiakes, apo zëdhënësin e saj. Për fat të keq, kjo e sotmja nuk është asgjë më shumë, veçse fytyra e vërtetë e një bashkie që prej 3 vitesh po tallet me Shkodranët!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here