Shkoder, Parking me pagese? Qytetaret te ndare ne mendime, nje pjese e quan te nevojshme

0
1117

Pas më shumë se 15 vitesh, Shkodra pritet të ketë një skeme të re qarkullimi, e ku për herë të parë do të shihet alternativa e aplikimit të parkingjeve me pagesë ne disa akse te qytetit te Shkodres. Qytetaret jane te ndare ne qendrime sa i perket vendosjes se nje pagese per parkimin e mjeteve. Disa e quajne te nevojshme pasi mund te vendoste me shume rregull ne qytet, duke sherbyer si indicje per te mos dale me makina por ne kembe.

Por ka edhe nga ata te cilet e quajne skandaloze per ekonomine tone, teksa shprehen se qytetaret duhet te kene perfitimet e hapsirave publike.

Bashkia ka kontraktuar një firmë private për kryerjen e studimit, ku në dispozicion i janë vënë 3 milion lekë te reja.Gjetjet e studimit bashkë me propozimet do ti kalojnë këshillit Bashkiak të ku do të vendoset nësë Shkodra do ti bashkohet qyteteve që aplikojnë parkimet me pagesë. Shkodra përballet me mungesën e parkimeve dhe rrugëve të dedikuara për biçikletat ndërsa numri i automjeteve që qarkullojnë në rrugë shtohet vit pas viti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here