Borisov: Dy-tre vende skeptike për hapjen e negociatave

0
568

Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov, vendi i të cilit mban Presidencën e radhës së BE-së, tha se janë dy tre vende që janë skeptike ndaj Shqipërisë për sa i përket hapjes së negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

BorisovKuptohet, thotë Merkel: Ballkani perëndimor është tema më e vështirë që mund të zgjidhet, por është një temë me rëndësi sepse në Ballkan, secili nga fqinjët të jetë keq, të gjithë janë keq. Sa më shumë të jemi të ndërlidhur me njëri-tjetrin, aq më të mëdha janë mundësitë për investime, paqe dhe prosperitet. Është e vërtetë që tregojmë përpjekje të shumta. Kemi akoma dy tre shtete që janë skeptike ndaj Shqipërisë, por shumica e vendeve evropiane mendojnë se edhe pse me kusht, Shqipërisë duhet t’i jepet një datë dhe një rrugë për fillimin e negociatave. Po bëjmë përpjekje të mëdha të bindim këto vende deri në fund të qershorit.

Deklaratat e tij u bënë gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin Edi Rama në selinë e Kryeministrisë.

Rama i vlerësoi marrëdhëniet me Bullgarinë si të shkëlqyera, duke përmendur këtu miratimin e ligjit për pakicat kombëtare.

RamaPata kënaqësinë t’i dorëzojë kryeministrit medaljen e mirënjohjes që shpresoj t’i mbetet përgjithmonë në raftin e kujtimeve të tij, edhe pse nuk jam plotësisht i sigurt që kur të vija radha e presidencës tjetër bullgare Bojko të mos jetë sërish kryeministër. 

Marrëdhënia jonë me Bullgarinë është një marrëdhënie jashtëzakonisht pozitive. Ne na u dha mundësia për ta shprehur këtë marrëdhënie edhe me kalimin e ligjit në Parlament për pakicat kombëtare. Kemi diskutuar për mundësinë e mbështetjes nga Bullgaria në kuadër të negociatave teknike. E shikojmë me admirim që Bullgaria nga një vend që ishte në fund me thithjen e fondeve jep një shembull të shkëlqyer për këtë. Së fundi kemi pasur mundësinë që të diskutojmë edhe për gjithë procesin e vështirë dhe transformues të reformave. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here