Prokurorja e Prokurorisë së Përgjithshme i nënshtrohet vetingut

0
626

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nis seancën dëgjjmore për Anila Lekën, prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme.

Trupa Gjykuese përbëhet nga Firdes Shuli , Roland Ilia, Suela Zhegu.

Anila Leka është dhe kandidate për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Kontrolli do të  bëhet për tre kriteret: pasuria, integriteti dhe profesionalizmi

Relatorja Suela Zhegu u shpreh: Në lidhje me pasurinë ILDKP ka konstatuar se nuk ka fshehje të pasurisë. Nuk ka pasuri të pajustifikuar dhe nuk ka fshehje të pasurisë. Pasuria e prokurores Anila Leka përbëhet nga një apartament në Tiranë dhe një apartament në Golem.

Vetë prokurorja Anila Leka u shpreh se procesi ishte i rregullt se nuk kishte kontestime dhe se kërkonte konfirmimin në detyrë

Pas dëgjimit të palëve, KPK mbylli seancën dhe caktoi datën 6 qershor në orën 09:00, si datë për dhënien e vendimit.

Po sot ky komision dha vendim për gjyqtaren e Gjykatës së Kurbinit, Marçela Shehu.

Sipas hetimeve të bëra nga KPK, Shehu rezultoi e pastër në tre kriteret, atë të vlerësimit të pasurisë, kontrollit të figurës dhe vlerësimit profesional.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here