Policia zbarkon ne Dukagjin, kontrolle nga ajri dhe toka per lendet narkotike

0
855

Jo vetëm nga ajri por edhe nga toka, policia e shtetit ka nisur kontrollet për kultivimin e lëndeve narkotike. Mëngjesin e së martes drejt zonës së Dukagjinit kanë zbarkuar forca të shumta policie të mbeshtetura edhe nga ato të ndërhyrjes së shpejtë. Efektivët po kryejnë krehjen e territorit në bazë të hartës së mundësuar nga fotografimi ajror, por edhe informacionet e marra në rrugë operative.

Janë 100 forca të cilat me urdhër të drejtorisë së policisë së qarkut, janë dislokuar në Pult, Shllak, Shalë dhe Shosh, që njihen ndryshe si zonat më problematike përsa i përket kultivimit të kanabisit. Megjithese sivjet kemi të bëjmë me një tjetër realitet, policia ka informacione se atje është kultivuar kanabis, por në sipërfaqe shumë më të vogël dhe në zona të largëta, tejet të thepisura, ku duhet të ecesh me orë të tëra në këmbë. Këto operacione janë në kuadër të masave të marra dhe planit operacional kundër kultivimit të lëndëve narkotike, që ministria e brendshme dhe drejtoria e përgjithshme e policisë së shtetit kanë hartuar për të gjithë Shqipërinë.

Sivjet në këto njësi administrative do të ketë efektivë sezonal që do të monitorojnë territorin, në bazë të grafikut të hartuar nga drejtoria vendore e policisë. 5 bashkitë e qarkut Shkoder do të monitorohen me patrullimet nga ajri jo vetëm përmes helikopterit, por edhe me dron të specializuar që sivjet hyjnë për herë të parë në përdorim nga policia. Synohet që përfundimisht Shkodra dhe Shqipëria të dalin nga hartat e kultivimit të narkotikeve, ku premtimi i dhënë nga ministria dhe policia, është për zero sipërfaqe të mbjellë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here