Vetem pasi nje e moshuar u rrezua dhe pas dhjetra ankesave, bashkia vendos te riparoje puseten ne qender te Shkodres

0
714

1 dite pasi Tv1-Channel, publikoi nje video ku nje e moshuar u rrezua dhe u demtua rende per shkak te nje grope ne  mes te rruges “Besnik Sykja”, bashkia e Shkodres u kujtua per ta riparuar ate. Ankesat e qytetareve prej ditesh per kete problem nuk i bene pershtypje ketij institucioni por duhej qe nje e moshuar te rrezohej dhe videoja e saj te publikohej ne media qe bashkia te zgjohej nga gjumi.

 

Lajmi per riparimin e saj u be i ditur nga ndermarrja e Ujesjelles – Kanalizime Shkoder, ku serish tregojne papergjegjshmeri duke deklaruar se nderhyrja u be vetem pas njoftimit te nje qytetari:

 

“Pas njoftimit të bërë nga ana e një qytetari se në rrugën “Besnik Sykja” është një pusetë e dëmtuar,

ekipet tona nderhynë menjëherë për riparimin e saj. UKSH falenderon qytetarët për bashkëpunimin.

#UKSH ” 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here