Qendrat shendetesore me probleme, Manastirliu: Drejtoret do ti nenshtrohen kurseve intensive

0
647

 

Drejtorët e spitaleve do ti nënshtrohen kurseve intensive për 5 javë se si të menaxhojnë më mirë institucionet spitalore dhe do të mbajnë përgjegjësi për çdo mungesë barnash. Ministrja Manastirliu tha se nuk do kete probleme me barnat stoqe dhe se së shpejti nis procesi i akreditimit.

Por ndwrkohw shoqwria civile e cila ka kryer njw monitorim tw gjwrw, ka ngritur shqetwsimin se qendrat shendetwsore paraqesin probleme. Nga ana tjetwr  një mjek u shërben rreth 2500 pacientëve, ndërsa në një qendër shëndetësore marrin shërbim 8 deri në 10 mijë persona.

Fotot e marra nga terreni tërhoqën vëmendjen e zëvendësministres së Shëndetësisë, sipas së cilës situata nuk është e tillë kudo.

Monitorimi është kryer në 268 qendra shëndetësore për një periudhë gati një-vjeçare, ndërkohë që nuk ndalet në furnizimin e tyre me barna apo kualifikimin e personelit shëndetësor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here