Sot e nesër, reshje në të gjithë vendin, më intensive në Lezhë e Shkodër…

0
669

Instituti i Gjeoshkencave njoftoi se pasditen e së shtunës dhe nesër, të dielën, pritet të ketë reshje intensive në qarkun Lezhë, mesatare në qarkun Shkodër dhe të dobëta në të gjitha qarqet e tjera.  Në qarkun Lezhë reshjet pritet të jenë lokalisht shumë intensive, në Shkodër ato do të jenë lokalisht intensive, ndërsa në qarqet Dibër, Durrës dhe Tiranë lokalisht mesatare.  Reshjet mund të jenë edhe në formë shtrëngate. Intensiteti i tyre gjatë pjesës së dytë të ditës së nesërme do të jetë në rënie.

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 18 / 25 °C
në vendet e ulëta: 17 / 28 °C
në vendet malore: 11 / 24 °C

Sot pasdite dhe nesër era do të fryjë e lehtë deri mesatare, sidomos në bregdet dhe në zonat malore. Në fund të ditës së nesërme ajo do të dobësohet gradualisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here