Vrasja barbare e shqiptares në Itali, flet ish-bashkëshorti: Çfarë më tha partneri i saj i ri

0
948

20 vjeçarja shqiptare që u vra barbarisht të shtunën e shkuar në Torino kishte jetuar më herët në Ravenna.

Shqiptarja ishte martuar me një burrë italian në Ravenna, shumë më i madh në moshë, por që kohët e fundit ishin divorcuar, duke u transferuar në Torino.

Vajza ishte me dokumente të rregullta në Itali pas martesës  me bashkëshortin italian.

Media lokale vendase shkruajnë se shqiptarja kishte jetuar për disa vite në Ravenna, por ligjërisht jetonte atje që prej marsit.

Atje jeton ende, Massimiliano, bashkëshorti i saj me origjinë nga Leçe, i cili ka ndarë jetën me shqiptaren.

“Nuk dija asgjë. Unë dhe Anxhela ishim ndarë prej disa muajsh. Ajo kishte ikur nga shtëpia, kishte marrë këtë vendim dhe unë e kisha respektuar”.

“Erdha këtu për punë, hapa një kompani të re, por nuk shkoi mirë. Tani punoj si kuzhinier sezonal”, tregon burri për mediat italiane.

Pasditen e së hënës, Massimiliano telefonoi partnerin e ri të 20-vjeçares, pa ditur asgjë se çfarë kishte ndodhur. “Më tha vetëm që nuk mund të fliste, që ishte në polici dhe se e kishin vrarë”.

“Fillimisht mendova një aksident. Ishte prostitutë? Jo për sa kisha unë dijeni. Kur rrinte me mua në Ravenna, nuk kam kuptuar kurrë asgjë. Pas kësaj nuk di se çfarë mund të ketë bërë”, thotë Massimiliano, ndërsa më pas shton: “Ishte një vajzë gjithnjë e qeshur. Nuk meritonte këtë fund, ishte kaq e re…”

Dhe duke iu referuar vrasësit të dyshuar, ai thotë: “Kushdo që ka bërë një gjë të tillë është një fundërrinë. Mund të zihesh, por nuk mund të arrish të vrasësh dikë në atë mënyrë. Vetëm mendimi për t’i bërë keq dikujt është prej injoranti dhe barbari. Për fat të keq kjo shoqëri po shkon drejt kësaj rruge…”.

Në momentin e krimit, vajza kishte me vete vetëm një telefon celular dhe një fotokopje të dokumentit të identitetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here